Vlerat ushqyese te peshkut

Restorant Aragosta ne Durres ofron per ju nje menu të gjerë ushqimesh, vecanërisht prodhimet e detit. Peshku dhe gatimi i tij ekziston në shumë menyra, por sa jemi të informuar për vlerat ushqyese të peshkut?

Vlerat ushqyese te peshkut

Peshku është një ushqim me vlera të larta ushqimore, përmban proteina cilësore dhe një gamë të gjerë vitaminash dhe mikroelementësh, përfshirë këtu vitaminat A dhe D, fosfor, kalcium, hekur, bakër, magnezium, selenium jod etj. Proteinat e peshkut përmbajnë të gjitha llojet e aminoacideve të nevojshme për rritjen e organizmit të trupit të njeriut. Ato treten lehtë dhe janë superiore ndaj proteinave të tjera të  zarzavateve e drithërave dhe shumë të vlefshme, si dhe të gjithë proteinat e  mishit të zakonshëm.

Sipas ekspertëve, edhe në sasira të vogla, peshku ka nje impakt të theksuar pozitiv në përmirësimin e dietës së njeriut. Vaji i peshkut përmban acide yndyrore të domosdoshëm për zhvillimin e trurit të njeriut dhe është dhe një ushqim i domosdoshëm për nënat shtatëzana.

Si duhet konsumuar peshku?
Vërtet nuk mund të ketë ilaç më të mirë se sa të ‘marrësh’ tre herë në javë një pjatë peshk, një gotë verë dhe një pjatë me sallatë jeshile apo perime të ziera. Përveç ushqimeve që duhen evituar, për të shmangur rrezikun për t’u sëmurë ekziston edhe një menu antitumor, që specialistët këshillojnë se duhet përdorur patjetër çdo ditë. Këtu, sigurisht që bën pjesë peshku vera dhe sallata. Peshku është i shëndetshëm edhe për sytë. Ndihmon në eliminimin e sëmundjeve të retinës së syrit.
Në perëndim, për shkak të dietave, konsumohet shumë peshk, pasi ky lloj ushqimi ka pak yndyrna, pak kolesterol dhe shumë proteina. Sipas mjekëve, krijesat e vogla të detit, të pastra si ngjyra e kristaltë e ujit të tij, është e domosdoshme të konsumohet tre herë në javë, pasi përmbajnë proteina dhe elementë që janë konsideruar si ilaç i trurit. Ngadalësojnë plakjen, rigjenerojnë mendjen, ndezin erosin dhe largojnë rreziqet kardiovaskulare si dhe ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fetusit.

Pijet ideale për t’i shoqëruar
Verë e kuqe apo e bardhë? “Moskat”, “Chardonnay” apo “Pay d‘Oleron”? Por edhe vera e bardhë “Chateau de Tigne”, është idealja për të shoqëruar pjatat me peshk, sepse një shishe verë dhe një pjatë peshku, kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Restorant Aragosta ne Durres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *